Ferizaj

Në shkollat e Ferizajt, këtë vit ka pasur investime të shumta

By FerizajPress

November 14, 2016

Pothuajse në të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt, gjatë këtij viti është investuar.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për gazetarë nga i pari i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili. Sipas tij është intervenuar në rregullim të tualeteve nëpër shkolla, është bërë ndërrimi i dyerve dhe dritareve, por është intervenuar edhe në kulmet e shumë shkollave që kanë pasur problem.