Në ShBA, rektori Bajraktari mori pjesë në Samitin mbi kultivimin e vetë qëndrueshmërisë globale
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë edhe në Takimin e tretë vjetor të serive të samitit mbi kultivimin e vetë qëndrueshmërisë globale.
Në këtë takim, i cili është mbajtur për katër ditë me radhë në Universitetin “James Madison” në Harrisonburg të Virgjinias, rektori Bajraktari ka mbajtur një ligjëratë me temën: Transformimi shoqëror dhe kulturor në Kosovë: një rast i studimit kombëtar. Gjatë ligjëratës së tij, Rektori para shumë pjesëmarrësve foli për periudha të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, të cilat kanë pasur ndikim të madh në shoqërinë dhe në kulturën shqiptare në Kosovë.