Ferizaj

Vdes në rrethana të dyshimta një person në Entin Special në Shtime.

By FerizajPress

April 02, 2018

Një pacient i Entit Special në Shtime ka ndërruar jetë.Atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësor dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Ferizaj.Ekipi mjekësor i kësaj qendre ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Policia tani po heton rastin.