Të enjten është bërë asfaltim i rrugëve “Ilmi Hashani” dhe “Feniksi” në fshatin Greme. Nga afër punimet në realizmin e këtij projekti i përcollën kryetari i Muharrem Svarqa dhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi.
Mbikëqyrësja e këtij projekti inxhinierja Leonora Zeqiri, tha se kjo rrugë ka një rëndësi shumë të madhe për banorët sepse dukshëm lehtëson qarkullimin e banorëve të kësaj pjesë të fshatit Greme.