Lajme

Në qytetin e Rahovecit vazhdon zgjerimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik

By FerizajPress

December 07, 2016

Në kuadër të këtij projekti është bërë mirëmbajtja, riparimi dhe ndërrimi i llambave në rrugët “Xhelal Hajda-Toni dhe  “Gëzim Hamza-Piktori, transmeton lajmi.net

Kurse ndriçimi i ri publik është vendosur në rrugën “Asllan Kleqka”, në të cilën  janë vendosur  disa shtylla  dhe janë bërë riparime në rrugën “Selim Berisha” në qytetin e Rahovecit.

Në kuadër të këtij projekti është paraparë që të riparohet dhe të zgjerohet ndriçimi publik edhe në fshatrat: Ratkoc, Fortesë dhe Krushë e Madhe. /Lajmi.net/

.