Ferizaj

Në Qendrën Sociale në Dubravë shfaqet një program i pasur kulturo-artistik

By FerizajPress

June 07, 2017

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, gjatë ditës së sotme në Qendrën Sociale në Dubravë, u organizua një program i pasur kulturo-artistik ku performonin shoqata franko-kosovare “Spanish flamengo meets tallava”, me këngëtare dhe valltarë të kësaj shoqate.

Hapjen zyrtare të këtij programi ë bëri përfaqësuesi i Caritas Kosovës, Pal Baftiaj, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që begatuan këtë program kulturo-artistik.