Sport

Në pritje të Ronaldos, shikojeni çfarë ka bërë Dybala

By FerizajPress

July 06, 2018

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi për bën të dridhet i gjithë ambienti bardhezi. Ka eufori dhe entuziazëm jo vetëm mes tifozëve. Ndoshta nuk ka shumë lidhje me atë që po ndodh në aksin Madrid-Torino ajo që ka bërë së fundmi Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet me një pamje të re, me flokët të lyer në të bardhë, të cilën e shoqëron me mesazhin: “Koha për t’u çmendur” E gjitha bota bardhezi po çmendet për Cristiano Ronaldon, ndoshta edhe Dybala, sepse të luash përkrah 5 herë fituesit e Topit të Artë është si një ëndërr.