Lajme

Në Prishtinë protestë kundër Jeremiqit

By FerizajPress

September 03, 2016

Protestuesit kundër kandidatit të Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, kanë filluar të mblidhen te sheshi Zahir Pajaziti.

Në protestë veç qytetarëve po marrin pjesë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Në pankartat e protestuesve theksohet se në Kosovë “janë vrarë 11.840 persona, të zhdukur 1.666 persona dhe mbi 20 mijë gra të përdhunuara”.