Ferizaj

Në Prelez  të Ferizajt aksident  komunikacioni me fatalitet

By FerizajPress

May 27, 2017

Ferizaj.27.05.2017.  Në Prelez të Ferizaj rreth  orës 10:300  ka ndodhur një aksident komunikacioni  me ç’rast  drejtuesi i kombit ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi I Emergjencës së QKMF-së dhe policia.

Sipas mjekut kujdestarë  në Emergjencën e QKMF-së Naim  Çerkini  ekipi i emergjencës   vetëm ka konstatuar vdekjen  drejtuesit të makinës.

Sipas dëshmitarëve okular të cilët kanë tentuar të ndihmojnë në këtë rast  thuhet se  vozitësi i automjetit menjëherë pas aksidentit ka qene pa shenja jete.

Viktima është  mashkull  i moshës rreth 55-60 vjeçare.

Bëhet e ditur se nga ky aksident përveç viktimës nuk ka tjerë të lënduar.

Policia po merret me rastin dhe shkakun e aksidentit.