Ferizaj

Në Prelez përkujtohet dëshmori Liman Rekaj dhe shënohet dita e shkollës

By FerizajPress

May 06, 2017

Ferizaj.06.05.2017. Këtë të shtunë, në Prelez të Ferizajt është përkujtuar Dëshmori Liman Rekaj dhe është shënuar dita e shkollës.

Me një program të përgatitur nga nxënësit e shkollës në Prelez të Ferizajt është përkujtuar Dëshmori Liman Rekaj dhe është shënuar dita e shkollës  në këtë fshat që mban emrin e dëshmorit.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin familjarë të dëshmorit, drejtues të qeverisë lokale të Ferizaj, bashkëluftëtare të dëshmorit dhe mysafirë të tjerë.

Në fund është shfaqur edhe një program i pasur kulturo-artistik, ndërsa janë vendosur kurora të freskta me lule tek busti i dëshmorit Liman Rekaj.