Ferizaj, 16.08.2025Subjekti politik “Ne Mundemi” ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Ferizajt për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.
Në njoftimin e këtij subjekti, lista është përshkruar si një kombinim i energjinë së gjeneratave të reja dhe përvojës së atyre që kanë dhënë kontribut për qytetin, duke ofruar një përfaqësim të balancuar mes burrave e grave, si dhe profesionistëve nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore, ekonomike e arsimore.
“Ekipi ynë është i balancuar, i drejtë dhe i gatshëm të punojë për çdo lagje, çdo rrugë dhe çdo familje të Ferizajt. Kjo nuk është thjesht një listë, është Ferizaj i së ardhmes – lista e njerëzve që dëgjojnë, veprojnë dhe nuk ndalen”, thuhet në deklaratën e subjektit “Ne Mundemi”.
Lista e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Ferizajt nga Ne Mundemi:
- Balton Dërguti
- Habib Krosa
- Dashurije Balija
- Fisnik Nazifi
- Mentor Hajdini
- Doruntinë Azizi
- Flamur Sadiku
- Gazmend Rexhepi
- Jehona Esati
- Denis Rashiti
- Rizah Ademi
- Florentina Bytyqi-Zymberi
- Besart Nuhaj
- Ramize Grainca
- Laura Firza
- Adnan Hyseni
- Naim Gashi
- Blerina Gurgurovci
- Avni Nuhaj
- Blearta Jairi
- Melika Salihu
- Edmond Ahmeti
- Bulëz Rexhepi
- Doruntina Sojeva
- Benit Kçiku
- Kadrie Ramadani
- Lauresa Loku
- Skyfter Kurtaliqi
- Diellza Rexhepi
- Fejz Rexhepi
- Shpresa Beqiri
Me këtë listë, “Ne Mundemi” synon të ofrojë një ekip përfaqësues të qytetarëve të Ferizajt, duke e parë pjesëmarrjen qytetare dhe diversitetin shoqëror si vlerë themelore në ndërtimin e politikave lokale.
Sipas këtij subjekti, synimi është të krijohet një Kuvend Komunal funksional, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të Ferizajt.