Ferizaj

Në Mirosalë të Ferizajt organizohen gara të skijimit

By FerizajPress

January 29, 2017

Ferizaj 29.01.2017. Këtë të diele  fshati Mirosalë  falë disa organizatorëve u shndërrua në një  qendër skijimi .

Se vullneti dhe puna mund të bëjnë realitet atë që duhet investime dhe mjete tregon shembulli i banorëve të fshatit Mirosalë. Atyre nuk i’u deshtë të ngjiten në Brezovicë e as të shkojnë në Bjeshkët e Rugovës, Ata qendrën e skijimit e improvizuan në fshatin e tyre.

Në lagjen e Bytyqve  të rinjtë organizuan gara të skijimit me saja e skija. Në këto gara  kanë marrë pjesë  grupmosha  nga 5 deri  50 vjet .

Këtë organizim e ndihmuan edhe bizneset e fshatit të cilat më këtë rast u falënderuan  për përkrahjen që po u  japin  të rinjve dhe bashkëfshatarëve në qdo aktivitet.

“Qëllimi ishte që të bëhet një socializim i fëmijëve dhe të rinjve . Ishte idea ti largojmë për pak orë fëmijët nga dinamizmi i jetës dhe nga përdorimi i tepërt i internetit. Nga te pranishmit kishte komplimente dhe në fytyrat e të rinjve vëreheshin buzëqeshjet e ngrohta.Te ne tradita do të vazhdon” ka thënë  profesori Agim Bytyqi.

Këto gara u përcjellën nga shumë banorë të fshatit  përcjellën me entuziazëm dhe kënaqësi,të cilët këtë  iniciativë  e quajtën si shumë të qëlluar.

Organizatorët për  këto gara kishin paraparë edhe  mirënjohje me ç’rast u nderuan tre vendet e para në tre kategori  të këtyre garave.

Garat kanë  kaluar pa asnjë incident falë përkujdesjes së  organizatorëve .