Ferizaj

Në Mirash të Ferizajt plaçkitet roja

By FerizajPress

November 25, 2016

Fshati Mirash, Ferizaj  25.11.2016 – 00:11. Policia e Ferizajt ka raportuar se  një qytetarë i fshatit Mirash ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës (roje në një vendpunishte) dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës e kanë urdhëruar që të mos lëvizë ndërsa, dy të dyshuar tjerë kanë vjedhur naftë nga makineritë.

Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.