Ferizaj.16.02.2018 . Rreth orës 21:30 në Mirash të Ferizajt është djegur një shtëpi. Në Mirash të Ferizajt rreth orës 21:30 një shtëpi, pronë e Mustafë Lohajt, ka marrë flakë të cilës i është djegur plotësisht kulmi. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipi I zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, Edhe Policia rajonale e Ferizaj është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rasti. Edhe pse ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare për shkaktarin e zjarrit, sipas dëshmitarëve dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të rrymës elektrike. Vlera e dëmeve ende nuk dihet por sipas gjendjes në të cilën tani është kjo shtëpi ato janë të konsiderueshme.