Ferizaj

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa është diskutuar Korniza Afatmesme Buxhetore 2022-2024

By FerizajPress

June 24, 2021

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, këtë të enjte ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të Komitetit për Politikë dhe Financa se bashku me anëtaret e tjerë.

Në këtë mbledhje është diskutuar vetëm Korniza Afatmesme Buxhetore 2022-2024. Me këtë rast drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka thënë se është mbështetur në qarkoren buxhetore 2022-01 dhe është bërë edhe hartimi i Draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore.

“KABI 2022-2024 përmban kufijtë fillestar buxhetore të të gjitha burimeve të financimit, përfshire granatet qeveritare si dhe planifikimin e të hyrave vetanake, për vitin fiskal 2022 si dhe vlerësimet buxhetore për vitit 2023 dhe 2024. Pas miratimit në parim të këtij dokumenti strategjik, hapet procesi i hartimit të projektbuxhetit për vitin fiskal 2022 si dhe projeksioneve të hershme për dy vitet tjera si pjesë e kësaj kornize”, ka thënë drejtorja Ajeti-Sadiku.

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, në këtë mbledhjen vendosën që për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024, gjerë e gjatë të diskutojnë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datën 29 qershor duke filluar nga ora 10:00.