Nën organizimin e Qendrës Kulturore në Suedi , në Bibliotekën Rosengård (Kopeshti i Trëndafilave) – Malme të Suedisë, u promovua libri më i ri i shkrimtarit, atdhetarit, politikanit dhe doktorit te shkencave filozofike Prof.dr. Hajdin Abazi ” Shembja e Olimpit”.
Nën moder
imin e shkëlqyeshëm të politologes së re Vlora Makolli, fjalë rasti mbajtën: Naim Sadiku – Drejtor i Qendrës Kulturore në Suedi; Riza Sheqiri – shkrimtar i njohur në Suedi, Ismail Rugova – ish burgosur politik dhe autor i fjalorit të parë shqip – suedisht, Dr.Muhamet Shatri – historian; Mustafë Bajrami – kryetar i OVL të UÇK në Suedi, Kamber Duraku – zyrtari më i vjetër në Bibliotekën e Resengardit, Shyhrete Kastrati dhe Maliqe Hashani nga Ministria e Diasporës dhe Niels Hooge – filozof danez dhe ish pjesëtar i UÇK-së.
Me prezencën e tyre, takimin e nderuan edhe : Ibrahim Egriu – mësues shumëvjeçar dhe autor i gramatikës së parë suedisht – shqip, piktori i famshëm Sali Lutolli – AGI, Sejdi Zeka – skulptor, Rexhep Jashari-mësimdhënës i vjetër nga Familja Heroike JASHARI, Xhevat Isufi – mësues dhe ish këshilltar e ish drejtor i Qendrës Kulturore; një delegacion veprimtarësh të ardhur nga Danimarka të udhëhequr nga veprimtari e gazetari Ibrahim Xhemaili, Milaim Makolli – afaristë dhe shumē e shumë pjesëmarrës të tjerë .
Në këtë promovim ishte i ftuar edhe Nehat Mustafa, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Kisha nderin që të isha i ftuar në këtë promovim dhe ti thoja disa fjalë për mikun tim, autorin e librit, Hajdin Abazi -Lum Haxhiun. Në njërën anë, të flasësh për Lumin është lehtë sepse ke çfarë të thuash. Por , në anën tjetër është shumë vështirë, sepse sa do që flasësh , asnjëherë nuk do të arrish ta thuash as minimumin e atyre që i meriton Lumi. Si student kisha dëgjuar për “REXHÈN”, ndërsa gjatë luftës kisha fatin shumë të mirë që ta njihja LUM HAXHIUN e Rekës së Keqe e të takimit historik me diplomatin amerikan Hollbruk.. Por, e them me shumë çiltërsi, kisha fatin e shkëlqyeshëm që pas luftës ta njihja Hajdin Abazin e vërtetë. Pra, e njoha Hajdinin prej të cilit përfitova shumë në ngritjen time politike, duke qenë një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Mërgata jonë në Suedi nuk është ndonjë potencial i madh ekonomik në raport me mërgatën që e kemi në SHBA, Zvicër e Gjermani. Por, e vërteta është se mërgata jonë në Suedi ka një potencial të madh intelektual dhe atdhetar. Dhe më së miri këtë e dëshmon edhe vet prezenca e shumë personaliteteve në këtë promovim. Miku im dashur LUM , pjesëmarrja kaq e madhe e kaq kualitative është dëshmia më e mirë e autoritetit dhe respektit që ju gëzoni në mesin e mërgatës shqiptare në Suedi. Vlerat humane dhe aktiviteti juaj atdhetar tanimë janë vulosur me mirënjohjen nderit dhe respektit. Të lumtë LUM HAXHIU!” ka thënë me këtë rast Mustafa.