Lajme

 Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj: Aksident i rëndë komunikacioni (Foto)

By FerizajPress

July 12, 2016

Rreth orës 18:00  në magjistralen Prishtinë –Ferizaj afër udhëkryqit  të Gadimes, ka ndodhur një aksident  komunikacioni.

Në këtë aksident në të cilën  janë përfshirë dy makina ,një mercedes dhe një Audi.

Sipas dëshmitarëve në këtë aksident ka edhe të lënduar të cilët më makinën e ndihmës së shpejtë janë dërguar për në QKUK në Prishtinë.

Bëhet e ditur se njëri nga automjetet e përfshira në këtë aksident  ishte me tabela të Maqedonisë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk  dihen ndërsa  policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.