Ferizaj

Në magjistralen Ferizaj-Kaçanik rrokulliset kamioni (Foto)

By FerizajPress

October 12, 2016

Në magjistralen Ferizaj-Kaçanik rreth  orës 16:00 është rrokullisur një  makinë transportuese (kamion).

Një lexues i FerizajPress ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes. Sipas këtij dëshmitari në këtë aksident nuk ka makina tjera përveç kamionit i cili siç shihet edhe në foto ka dalur nga rruga.

Ky burim ka bërë të ditur se ende  as policia nuk ka arritur në vendin e ngjarjes .

Nuk bëhet e ditur a ka të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kaçanikut.