Lajme

Në Kosovë po ndërtohet ura më e gjatë në Ballkan

By FerizajPress

July 31, 2018

Nga Gryka e Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada do të jetë e ndërtuar nga urat gjigante që çdo ditë po i japin pamje të veçantë, raporton RTKlive.

Ndryshe Autostrada “Arbën Xhaferi”, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës, mbi 600 milionë euro.

Ura më e gjatë në Kaçanik do të jetë rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.