Editorial

Në Kosovë nuk kemi politikan por kemi partiakë

By FerizajPress

June 28, 2017

Shkruan: Albert Ramadani

Ne të gjithë vendet e botës vendet udhëhiqen nga partitë dhe nga disa grupe ekspertesh apo politikbërsit te cilit njohin fushat të ndryshme dhe të nevojshme për të qeverisur sistemin brenda dhe jashtë shtetit të cilit ju shërbejnë.Kur flasim për Kosovë, nuk vjen ne shprehje te ketë qeverisje nga ekspertet,edhe pse të gjitha partitë bëjnë gara për të tërhequr figura ekspertesh,njerëz të shoqërisë civile,ku këta të fundit shkojnë për ta rregulluar sistemin e ati grupi apo partie për ti dhënë ndryshim nga brenda dhe për të reflektuar pozitivshtë.

Ne fakt kemi ardhur ne përfundim se partitë tek në Kosovë nuk bëjnë gara për ti marr apo future ne gjirin e vet për ta rritur vlerën por ma tepër për ta ulur vlerën ne shoqëritë tona se marrja apo futja e një ekspertit ne hirearkitë partiake është një zë më pakë ne shoqëritë tona,marrja dhe futja ne emër te ekspertit apo njohësit te fushave te ndryshme në brendësi të partisë ne mënyrë automatike shuan idenë dhe qëllimin për ti dhënë vendit kahje pozitive.

Deri më tani të gjithë partitë kanë treguar se ne partitë e tyre nuk ka politikan por ka vetëm partiak,kur ke politikan kuptimin ekspertesh fushave aj qon proceset përpara kuptimin profesional,politikani apo politik-bërsi nuk mban inate apo interesa grupore e partiake aj ndikon në fushat për të cilat është thirrur,tek ne pak parti ke qe ju lejojnë apo ju japin hapësirë personave me njohuri politike apo diplomatike,ne parti duhet të ketë njohës te shumë fushave si marrëdhënieve ndërshoqërore ekspert për fusha dialoguese nuk do të thotë dialog vetëm kur të na thërret bashkësia ndërkombëtare apo me një fjalë vetëm e vetëm “kur të na tërheq për flokësh”dialogues duhet të kemi edhe për të gjitha çështjet siç janë politike,ekonomike,sociale etj.

Me një fjalë Kosovës i duhen politikane dhe ekspertet jo militante te cilët shndërrohen ne grupe udhëheqëse partiake, ku nuk janë ne gjendje ta shtynë asnjë çështje parimore për shtetin dhe shoqërinë, vetëm e vetëm sa kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë për afër dy dekada këtë shoqëri .