Ferizaj

Në Komogllavë të Ferizajt një fëmijë goditet nga tensioni i lartë i rrymës

By FerizajPress

July 11, 2018

Ditën e djeshme në fshatin Komogllav të Ferizajt një fëmijë është goditur nga tensioni i lartë i energjisë elektrike. Sipas Policisë së Kosovës viktima është dërguar për tretman në QKUK.

“Raportohet se një fëmijë mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke lozur, në rrethana të panjohura është goditur nga tensioni i lartë i rrymës elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është duke u hetuar“, thuhet në njoftim.