Ferizaj

Në Komogllavë të Ferizajt nisin punimet në rregullimin e 19 rrugëve

By FerizajPress

November 25, 2016

Ferizaj.25.11.2016. Në Komogllavë të Ferizajt  nisin punimet në rregullimin e 19 rrugëve me një gjatësi mbi 8 kilometra

Në kuadër të këtij projekti sot ka nisë rregullimi i rrugës në lagjen Nuhaj me një gjatësi prej afro 400 metrave. Me këtë rast banorët e kësaj lagjeje e kanë vlerësuar këtë projekt duke thënë se prej pas luftës ky është projekti më i rëndësishëm për banorët e këtij lokaliteti.

Banorët e lagjes Nuhaj i janë gëzuar sot fillimit të rregullimit të rrugës. Ata me këtë rast kanë falënderuar komunën për angazhimin që ka bërë në jetësimin e këtij projekti. Profesori Qerim Rexhepi dhe banori i këtij lokaliteti Ekrem Mustafa e kanë vlerësuar këtë projekt të komunës duke thënë se me këtë qytetarët e kanë më të lehtë qarkullimin.