Lajme

Në Kllokot përmbyset rezultati, humb kandidati i Listës Serbe, fiton Bozidar Dejanoviq

By FerizajPress

November 23, 2017

Edhe në komunën e Kllokotiti është përmbysur rezultati pas të dhënave në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve.

Kandidati Bozidar Dejanoviq nga Iniciativa Qytetare Kllokot- Vërboc e ka mundur kandidatin e Listës Serbe, Strahinja Spasiq.

Dejanoviq ka marrë më shumë vota se kundërkandidati i tij kur janë numëruar votat me kusht.

Diferenca ndërmjet dy kandidatëve ka qenë vetëm 10 vota.