Sipas KEDS, reduktime të energjisë elektrike nesër do të ketë në rajonin e Gjilanit, Prizrenit, Ferizajt dhe Prishtinës, raporton lajmi.net
Lexoni të plotë komunikatën e KEDS-it:
Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte
Gjilan
1.
Më 19.04.2016 ( e martë ) në TS 35/10 kV Lladovë do të shkyçet:
- LP 10 kV Budrika (Kodi: 61066004) nga ora 10:00 deri në orën 11:30.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS (Pompa – Livoq i Ulët dhe Mulliri Cërnicë ), Fabrika e Radiatorëve – Budrikë, Budrika e Ulët, Partesh, Fabrika e Baterive – Partesh, Nasalë.
- LP 10 kV Zhegra (Kodi: 61066006) nga ora 12:00 deri në orën 13:30.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lladovë, Zhegër, Terziq, Pidiq, Dragibac, Çelik, Shurdhan, Dunav i Ulët dhe i Epërm, Stançiq, Selishta dhe Godeni.
- LP 10 kV Fab. Radiatorëve (Kodi: 61066011) nga ora 14:00 deri në orën 15:30
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fabrika e Radiatorëve – Zhegër.
2.
Më 20.04.2016 ( e mërkurë ) në TS 35/10 kV Lladovë do të shkyçet:
- LP 10 kV Mulliri (Kodi: 61066012) nga ora 10:00 deri në orën 11:30
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS Privat – Mulliri Lladovë.
- LP 10 kV Llashtica (Pasjani) (Kodi: 61066013) nga ora 12:00 deri në orën 13:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS Privat Bazeni, Llashticë, Pasjan, Burincë, Muçibabë dhe Lipovicë.
Shkyçja bëhet për shkak të realizimit te punimeve të planifikuar nga ekipet e KEDS-it, shqyrtimi i mbrojtjeve rele në kthinën 10 kV.
Prizren
1.
Më 19.04.2016 ( e martë ) në TS 35/10 kV Prizreni III do të shkyçet:
- LP 10 kV Lakuriq IV (Kodi 30032014) prej orës 11:30 deri në orën 13:30
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Salajdin Braha, Sylejman Rrotlla, Gjallica dhe Zahir Pajaziti dhe lagjja Lakuriq.
Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ekipet e KEDS-it, aftësimi i ndërprersit 10 kV.
Ferizaj
1.
Më 19.04.2016 ( e martë ) në TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
- LP 10 kV QMI 1 (Kodi:41000011) prej orës 06:00 deri në orën 08:00
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: konsumatorët komercial ( përgjatë magjistrales ), QMI, Baki, Mulliri Rama Komerce dhe Lagjja Marigona.
Shkyçja bëhet për shkak realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e punëkryersit Elektra në bazë të pëlqimit elektro-energjetik.
Prishtinë
1.
Më 19.04.2016 ( e martë) në TS 35/10 kV Fushë Kosovë do të shkyçet:
- LP 10 kV Vragolia (Kodi:15018007) prej orës 11:00 deri në orën: 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vragolia, Henci, Batusa, Miradi e Poshtme (një pjesë), Lagjja 29 (Fushë-Kosovë), Kompania “BITEX”, “AGROUNIONI”, “Dilloni Benz”, “VERA Petrol” dhe Servisi i Gjeneratorëve.
Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuar nga ekipet e KEDS-it , Revizionit të matjeve në kthinën 35 kV të transformatorit energjetik T3 ana 35 kV dhe 10 kV.
2.
Më 19.04.2016 ( e martë ) në TS 35/10 kV Fushë Kosovë do të shkyçet:
- LP 10 kV Bardhi i madhë (Kodi: 10012007) prej orës 09:00 deri në orën 12:00 prej orës 15:00 deri në orën 18:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: mbrapa Hekurudhës (Fushë- Kosovë ), Kuzmin dhe Bardh i Madh (Bellaqevc).
Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuar nga e nënkontraktorit të KEDS-it , Projekti i KEDS në LP 10 kV.