Ferizaj

Në kampin Bondsteel bëhet ndërrimi i komandës

By FerizajPress

November 19, 2016

Në kampin e forcave amerikane në Bondsteel të Sojevës, këtë të shtunë u bë ndërrimi i komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh Lindje. Në këtë ceremoni të ndërrimit të komandës ishte i pranishëm komandanti i përgjithshëm i KFOR-it në Kosovë gjeneral major Giovanni Fungo, përfaqësues të qeverisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa si dhe kryetar të tjerë të komunave të Kosovës.

KFOR-i është i gatshëm t’i përgjigjet çdo situate në Kosovë dhe është i angazhuar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët e Kosovës. Kështu u shpreh Komandanti i ri amerikan në Kampin Bondsteel, kolonel Corwin J.Lusk pas marrjes së detyrës re si komandant.