Ferizaj

Në Kaçanik protestohet kundër ndotjes së Lumit Nerodime

By FerizajPress

August 14, 2019

Qytetarët e Kaçanikut kanë protestuar kundër ndotjes së Lumit Nerodime dhe lumenjve tjerë.

Kësaj proteste iu bashkëngjit edhe Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Gjethi, e cila tha se ndotja me e madhe e lumit vjen nga derdhja e ujërave të zeza të pa trajtuara nga të gjitha komunat e regjionit duke e veçuar Komunën e Ferizajit me më së shumti banorë e cila rrjedhimisht shkakton ndotjen më të madhe.

Organizata Gjethi gjithashtu ka paraqiur disa kërkesa pë Komunën e Kaçanikut, që sipas saj ka nevojë urgjente që të përmbushen.

• Të bëjë për çdo vit pastrimin e shtretërve të Lumenjëve Lepenc dhe Nerodime nëpër territorin e komunal; • Të planifikoj vendin/et se ku do të ndërtohen impjanti/ impjantet për trajtimin e ujërave të zeza; • Të dërgoj urgjentisht derdhjet e ujërave të zeza në vendet e planifikuara për impjante; • Të filloj sa më shpejtë ndërtimin e impjantit/eve për trajtimin e ujërave të zeza; • Të ndërtojë urgjentisht basene kulluese kaskadë ku do të mundë të aplikohet teknologjia e bioenzimeve për trajtimin paraprak të ujërave të zeza dhe heqjen e kundërmimit deri sa të ndërtohet impjanti dhe ujërat e zeza të trajtoheshin përfundimisht. Këto basene kaskadë do të shfrytëzoheshin edhe nga procesi final teknologjik i impjantit.

Gjithashtu u kërkua që  këto kërkesa të përcjellen edhe te komunat tjera të regjionit, posaçërisht te Komuna e Ferizajt si ndotësja më e madhe