Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projekteve “Ndërtimi i urës mbi lumin Nerodime/ Kaçanik i Vjetër” dhe “ Rregullimi i rrugëve në lagjen Prushaj- Lamaj – Soponicë”.
Edhe dy projekte të reja infrastrukturore do të fillojnë së shpejti të implementohen në Komunën e Kaçanikut. Kryetari i Komunës Besim Ilazi, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit, për realizimin e dy projekteve “Ndërtimi i urës mbi lumin Nerodime/ Kaçanik i Vjetër” dhe “ Rregullimi i rrugëve në lagjen Prushaj- Lamaj – Soponicë”- në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.
Ministri Demiri e përgëzoj komunën përfituese dhe i uroi suksese në zbatimin e projektit të përbashkët: Ndërtimi i urës mbi lumin Nerodime/ Kaçanik i Vjetër” dhe “ Rregullimi i rrugëve në lagjen Prushaj- Lamaj – Soponicë”, të bashkëfinancuara nga Komuna e Kaçanikut.
Kryetari Ilazi falënderoi Ministrin Demiri për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Komunës së Kaçanikut, ndërsa u zotua se ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe këto dy projekte do të realizohen me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Vitin e kaluar Ministria e Zhvillimit Rajonal, ka financuar projektin“ Ndërtimi i rrugës në lagjen Fejza të fshatit Begracë “.