Sport

“Ne jemi Interi, dhe duhet të besojmë”

By FerizajPress

August 31, 2018

Grupi B, në të cilën bëjnë pjesë Inter, Barcelona, Tottenham e PSV po konsiderohet si grupi i vdekjes. “E dijmë se grupi është tejet i vështirë por do të përgatitemi mirë. Me gjithë vështirësitë, ne jemi Inter dhe duhet të besojmë. Po punojmë me vetëbesim” ishin fjalët e Zanettit. Sa i përket favoritit të grupit, Barcelona, ish mbrojtësi i Inter është shprehur: “Barcelona është më shumë se Lionel Messi. Ata kanë një fond të mrekullueshëm të lojtarëve.” Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve fillon më 17 shtator. /Lajmi.net/