Në Gurrëz të Ferizajt është zbuluar obelisku kushtuar 26 vjetorit të aksionit të parë të UÇK-së në postbllokun famëkeq të policisë serbe të udhëhequr nga komandanti, heroi i Kosovës, Rexhep Bislimi me shokë. Me këtë rast është thënë se ky aksion është zhvilluar me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe se shënon betejën e parë të UÇK-së në policinë serbe në rajonin e Ferizajt.
Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka veguar rolin e Komandantit Rexhep Bislimi dhe shokëve të tij duke u ndalu tek jehona e këtij sulmi i cili tundi themelet e makinerisë serbe.
“26 vjet më parë, në Gërlicë të Ferizajt, Heroi i Kosovës, Rexhep Bislimi me bashkëluftëtarët Ferat Shala, Afrim Nuha e Idriz Hajdari, kryen aksionin e parë në Regjionin e Ferizajt kundër postbllokut famëkeq të policisë serbe, duke nisur kështu krismat e para të luftës çlirimtare në trevën tonë e ku sot në këtë vend, ngrehëm Obeliskun kushtuar kësaj ngjarje, që paraqet fillesat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trevën e Ferizajt. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka thënë Aliu.