Në Gjakovë nis Java Olimpike – gara të fëmijëve në disa sporte

By FerizajPress

May 31, 2016

Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila në fjalën e saj para nxënësve ka potencuar rëndësinë e edukimit dhe aktivizimit sportiv që nga mosha e re, një garanci kjo për një jetë të shëndosh.

“Ne si komunë jemi tejet të kënaqur që për herë të parë kemi arritur ta sjellim në Gjakovës një aktivitet të tillë, i cili lirisht mund të them, se e ka një rëndësi të madhe, pasi sporti ndikon drejtë për drejtë në shëndetin e njeriut. Jemi të kënaqur gjithashtu që ky aktivitet po mbahet në Gjakovë në një vit të rëndësishëm për sportin kosovar, pasi për herë të parë sportistët kosovarë kanë mundësi që të marrin pjesë në garat olimpike ndërkombëtare”, ka thënë kryetarja Kusari – Lila.

Ajo ka nxitur fëmijët që të merren me sport dhe të ushtrojnë në vazhdimësi, pasi vetëm ushtrimi i vazhdueshëm dërgon drejtë një ëndrre të madhe siç është ëndrra e çdo fëmije që të bëhet një kampion i madh në sportin e tij të preferuar.

Java Olimpike e cila ka nisur dje do të mbyllet të premten, ndërsa fëmijët pjesëmarrës do të mësojnë por edhe do të garojnë në disa sporte, përfshirë këtu atletikën, futbollin, basketbollin, volejbollin, çiklizmin, bjeshkatarinë dhe orientimin në natyrë, notin, xhudon, ping – pongun, gjimnastikën e të tjera.

Gjatë këtyre aktiviteteve para nxënësve do të prezantohen figura të shquara të sportit kosovar, të cilët do të flasin për përvojat e tyre nëpër garat sportive.

The post Në Gjakovë nis Java Olimpike – gara të fëmijëve në disa sporte appeared first on Lajminet.