Banorët e fshatit Tërrn sot i janë gëzuar fillimit të punimeve për asfaltimin e disa rrugicave në fshatin e tyre . Këto rrugica kanë një kosto të përgjithshme në vlerë prej 200 mijë eurove dhe kanë një gjatësi prej 3 kilometrave. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast deklaroi se edhe rruga kryesore e këtij fshati, një projekt madhor i Ministrisë së Infrastrukturës së shpejti do të realizohet me fonde dhe procedura të kësaj Ministrie ndërsa shpjegoi se komuna nuk ka pasur kompetenca në këtë projekt, por vonesat janë shkaktuar nga ana e Ministrisë Infrastrukturës. “ Këtu në fshatin Tërrn po fillon një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e këtushëm dhe për komunën e Ferizajt. Banorët e këtij lokaliteti për fat të keq një kohë të gjatë nuk kanë pasur investime për shkak të pritjeve që kemi pasur për fillimin e punimeve për realizimin e projektit të financuar nga Ministria Infrastrukturës. Bëhet fjalë për rrugën që fillon nga Babushi përmes fshatit Bablak e që kalon këtu në Tërrn ,pastaj në lagjen e Lubovcve dhe përfundon në Koshare. Ne e kemi konsideru njërin ndër projektet më të rëndësishme prandaj shpresojmë edhe më tutje se do të fillojë së shpejti . Ky projekt për fat të keq ende mbetet peng i procedurave të prokurimit ndërsa është i vetmi projekt me të cilin ne nuk i kemi udhëhequr punët, kurse në projektet e tjera që i kemi menaxhuar ne tashmë kanë përfunduar punët. Sido që të jetë këto rrugica do të lidhen me rrugën kryesore dhe do ta lehtësojnë jetën e banorëve të këtushëm” deklaroi kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa. Edhe banorët e fshatit Tërrn u shprehën të gëzuar që infrastruktura në vendbanimin e tyre po trajtohet me prioritet nga komuna e Ferizajt. Sabit Avdiu përfaqësues i fshatit Tërrn tha se me asfaltimin e rrugicave të fshatit do të plotësohet e gjithë infrastruktura moderne rrugore dhe e natgyrave të tjera në fshatin e tyre, ndërsa shtoi se ka marrë konfimrim nga Ministria e Infratrukturës që edhe rruga kryesore do të fillojë të rregullohet pas pak mujash.