Ferizaj

Në fshatin Pleshinë të Ferizajt asfaltohen 10 rrugë

By FerizajPress

November 02, 2016

Ferizaj.02,11.2016. Të mërkurën në Pleshinë janë asfaltuar 10 rrugë të këtij fshati.

Ndezjen e makinerisë për asfaltimin e rrugëve në fshatin Pleshinë e bëri numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai më këtë rast ka vlerësuar se asfaltimi i këtyre rrugëve në fshatin Pleshinë ka rëndësi tepër të madhe për banorët e kësaj ane.