Ferizaj

Në fshatin Mirash lirohen hapësirat publike

By FerizajPress

October 11, 2017

Ferizaj.11.10.2017. Gjatë ditës së sotme në fshatin Mirash, ka filluar të bëhet lirimi i hapësirave publike, duke bërë rrënimin e disa murve.

Nga afër këto rrënime i ka përcjellur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, banorë të këtij fshati si dhe bashkëpunëtore të tjerë.  Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se investimet që po bëhen në fshatin Mirash kanë munguar nga të gjitha qeveritë e kaluara, ndërsa tani këto investime po bëhen falë buxhetit të komunës , por edhe Ministrisë së Infrastrukturës në mënyrë që të lehtësohet dukshëm edhe jeta e banorëve të këtij fshati.