Nga afër fillimin e këtyre punimeve i ka përcjelle kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi si dhe mbikëqyrësit e këtij projekti.
Me këtë rast numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se në fshatin Dremjak gjatë këtij viti ka investime të shumta, duke theksuar kështu rregullimin dhe asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit e cila është në kuadër të unazës së jashtme të qytetit, e cila po ndërtohet me mjete të qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe asfaltimin e rrugicave të këtij fshati që po bëhet me mjete të komunës sonë.