Ferizaj.21.01.2018. Të gjitha rrugët në Ferizaj janë të kalueshme, ekipet e KRM “Pastërtia” kanë punuar deri në orët e vona të ditës së djeshme dhe po vazhdojnë me hedhjen e kripës dhe rërës edhe tani. Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Pastërtia” Dugagjin Etemi në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, dhe drejtorin Arben Halili kanë qenë mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe tani me mbikëqyrje të punës që po bëhet prej kompanisë Pastërtia për pastrimin e borës.
Ekipet e KKRM “Pastërtia” gjatë ditës së sotme kanë pastruar nga bora edhe sheshin e qytetit.
“KRM “Pastërtia” sh.a Ferizaj po punon pa pushim në pastrimin e rrugëve të qytetit nga bora, në mënyrë që ato të jenë të qarkullueshme për komunikacion” kanë thënë përgjegjësit e KRM “Pastërtia”