Ferizaj

Në Ferizaj  shënohet Dita Ndërkombëtare pa makina (Foto)

By FerizajPress

September 22, 2016

Dita Ndërkombëtare pa makina përmes aktiviteteve   është  shënuar edhe në Ferizaj

Përmes një aktiviteti   të organizuar nga sektori i rinisë   i DKRS-së  dhe shoqata e Biologëve të rinj është shënuar Dita Ndërkombëtare  pa makina

Nxënësit e shkollave fillorë  kanë promovuar ruajtjen e mjedisit përmes përdorimit  të biçikletave. Me këtë rast ata kanë bërë një  marshutë nga sheshi “Adem Jashar”  deri në fshatin Manastirc.

“22 shtator shënon edhe Ditën Ndërkombëtare pa makina .Sektori i Rinisë së bashku me shoqatën e Biologëve të Ferizajt e ka bërë tradicionale shënimin e kësaj dite me qëllim të sensibilizimit për ndotjen e madhe që po i shkakton  ambientit përdorimi i makinave. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nxënësit nga shkollat fillore, kryesisht  nxënësit e klasave të nënta” ka thënë Dashurie Ahmeti nga sektori për Rini në DKRS.