Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Në përvjetorin e 30-të të sulmit të parë të forcave serbe ndaj familjes Jashari dhe në shënimin e Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot OVL-UÇK dega në Ferizaj së bashku me bashkëluftëtarët, me Kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu, ekzekutivin komunal e bashkëqytetarë, me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, nderuan e sakrificën e dëshmorëve për lirinë e Kosovës, si dhe me urimin për këtë ditë, kujtuan e vlerësuan kontributin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë që po e gëzojmë.
Lufta për liri ka në thelb heroizmin e familjes Jashari, ka në thelb gjithë kontributin e Veteranëve të UÇK-së, deri në fitorën përfundimtare.
Lavdi përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, respekt për të gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së!