Ferizaj

Në Ferizaj shënohet 18 Maji Dita Ndërkombëtare e Muzeve

By FerizajPress

May 18, 2016

Në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Njësia për Trashëgimi dhe Muze  këtë të mërkurë është shënuar  18 Majin,Ditën Ndërkombëtare të Muzeve me moton  “Promovimi i artizanateve  dhe zejeve  tradicionale  të Ferizajt”

Në këtë ekspozitë  organizuar  nga Njësia për trashëgimi dhe Muze morën pjesë kryetari i Asamblesë Komunale, Faruk Guri,drejtori i DKRS-së,Naim Feriati  dhe shumë qytetarë të Ferizajt.

Në këtë ekspozitë ishin edhe  dy profesorët universitar ,Dr Jahja Drançolli dhe  Profesor Dr Gazmend Rizaj të cilët  mbajtën edhe nga një ligjëratë  për rëndësinë e muzeve dhe trashëgimisë kulturor.

Dr.gazmend Rizaj foli për rëndësinë e trashëgimisë në ruajtjen dhe njohjen e historisë  së një populli. Ndërsa  Dr. Jahja Drançolli  në një ligjëratë  të pranishmit  i njoftoi për zbulimet arkeologjike dhe artefakteve të shumta të gjetura në regjionin e Ferizajt.

Këtë  ekspozitë e ka përshëndetur edhe kryetari i Asamblesë Komunale Faruk guri i cili  këtë e ka cilësuar si një hap të mirë drejt ruajtjes së trashëgimisë kulturorë të kësaj treve.

Që nga 2 qershor  2011 në kuadër të Qendrës së Kulturës në Ferizaj është  hapur  objekti i ri i Muzeut të qytetit.Muzeu është i rregulluar në bazë të standardeve bashkëkohore.Drejtoria  për Kulturë,Rini dhe Sport, përmes Njësisë për Trashëgimi dhe Muze e në bashkëpunim  më qytetarë dhe koleksionist dhe individ të cilët kanë poseduar eksponate  të periudhave të ndryshme ka arritur që të mbledh  shumë artefakte dhe gjëra me rëndësi   dhe të vë bazat e këtij muzeu” ka thënë Ilir  Bytyqi

Bytyqi me këtë rast ka bërë ftesë tek të gjithë ata të cilat    mund ë të kenë ndonjë  objekt apo artefakt që ka vlera historike të kontaktojnë muzeun  apo ti dërgojnë në muze.

Me këtë rast të pranishmit panë shumë punime  të ekspozuara nga zejtarët e regjionit të Ferizajt.