Ferizaj

Në Ferizaj, rrah bashkëshorten pasi ia vonoi çajin

By FerizajPress

December 11, 2018

Sipas Prokurorisë i pandehuri fillimisht e ka kapur për flokë duke e goditur për lavamani me kokë, dy-tri herë, e deri te kjo ka ardhur për shkak se e dëmtuara në ditën kritike derisa kishte qenë duke i shërbyer çaj të pandehurit e njëkohësisht duke përgatitur mëngjesin për fëmijët, nuk kishte arritur që t’i shërbejë në kohë të pandehurit, me ç’rast të njëjtës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Dëmtimet janë përshkruar edhe në raportin ekspertizën mjeko-ligjore të datës 3 dhjetor ku me këtë rast ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, që të pandehurin ta shpall fajtor.