Ferizaj

Ferizaj: Protestojnë familjarët dhe bashkëluftëtarët e grupit të Kumanovës

By FerizajPress

May 09, 2019

Një tubim protestues është mbajtur sot në Ferizaj në kërkim të lirimit të të burgosurve që po mbahen në burg padrejtësisht në Maqedoni.

Në këtë tubim ,në të cilën morën pjesë familjarë dhe bashkëluftëtarë të të burgosurve të Kumanovës u kërkua drejtësi dhe më shumë përkrahje institucionale për lirimin e tyre.

Afrim Mustafa, Erald Selca, Aki Limani dhe Nuredin Nuredini,në fjalimet e tyre thanë se angazhimi i tyre kishte të bënte me luftën e drejtë të popullit shqiptar në Maqedoni për më shumë të drejta dhe bashkim kombëtarë.

Më 9 maj të vitit 2015 qytetarët e Kumanovës te Lagjia e Trimave përjetuan një përleshje të armatosur për dy ditë me radhë por shumëçka mbetet e paqartë edhe pas 4 vitesh.

Nga kjo përleshje me armë humbën jetën 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 nga grupi i armatosur.

U plagosën 37 pjesëtarë të policisë dhe u shkatërruan mbi 25 shtëpi.

Për rastin e Kumanovës u arrestuan dhe gjykuan 37 persona disa prej të cilëve janë edhe nga Kosova.

Procesi gjyqësor zgjati dy vjet dhe prej 37 të akuzuarve për terrorizëm, vetëm katër persona u liruan nga akuza.