Ferizaj

Në Ferizaj protestohet kundër keqtrajtimit të kafshëve

By FerizajPress

May 17, 2016

Këtë të martë   në hapësirat  përballë Pallatit të Sporteve “Bill Clinton” , aty ku është vendosur cirku është protestuar kundër keqtrajtimit të kafshëve.

Një grup i të rinjve ferizajas sot  ka protestuar para cirkut në Ferizaj  kundër keqtrajtimit  të kafshëve  të cirkut  dhe kanë shpërndarë fletushka për  sensibilizimin  e qytetarëve  lidhur me trajtimin  dhe metodat jo “humane” që përdoren gjatë trajnimit të tyre.

“Jemi këtu për të protestuar kundër keqtrajtimit i cili u bëhet kafshëve në Cirk. Të gjitha keqtrajtimet të cilat bëhen ndaj këtyre kafshëve janë të ndaluara me ligje të Kosovës.dhe ligje ndërkombëtare.Shumë shtete në rajon dhe botë  duke u bazuar në këto ligje ndalojnë  cirkun me kafshë në shtetet e tyre.prandaj përmes kësaj proteste bëjmë thirrje tek organet kompetente që të zbatohet ligji dhe të ndalohet ky cirk. Cirku në botë nuk cilësohet si aktivitet argëtues por si një e padrejtë që u bëhet kafshëve”  tha Fazli Shabani mjek veterinar.

Shabani tha se fakti se gjatë trajnimit përdoret dhunë në shumë shtete  është i ndaluar me ligj  cirku.

Ardit Shamolli i cili  kishte dalë  për të protestuar jemi vetëm të rijnë ferizajas që i jemi bashkëngjit kësaj iniciative për të reaguar dhe informuar qytetarët se çfarë  ndodh brenda cirkut dhe maltretimeve të cilave u nënshtrohen këto kafshë.Maltretimet të cilat bëhen ndaj këtyre kafshëve janë të ndaluara me ligje të Kosovës.

Gjatë kësaj kohe të rinjtë shpërndanin edhe fletushka  në të cilat ishin paraqitur mënyrat e  trajtimit dhe trajnimit të këtyre kafshëve.

Jemi duke shpërndarë  fletushka të cilat tregojnë jetën reale të kafshëve të cirkut.Kjo është një fushat sensibilizuese për tu sqaruar të gjithë atyre që vijnë të shohin këto kafshë,me gjithë atë që u duken ato të “hareshme” apo  të  “lumtura”  por realisht ato nuk janë, pasi trajnimet e tyre bëhen në mënyra  të dhunshme dhe me mjete të ndaluara”  tha  Alba Sylejmani,njëra nga protestueset.

Këta protestues kërkonin që sa më parë të ndalohen shfaqjet e cirkut në  Ferizaj dhe  të zbatohen ligjet për mbrojtjen e kafshëve në bazë të ligjeve të Kosovës.

Nga pjesëmarrësit u bë e ditur se këto protesta do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme në kohën kur  janë të parapara shfaqjet në këtë cirk.