Ferizaj

Në Ferizaj po vazhdon regjistrimi në shkollat e mesme

By FerizajPress

September 15, 2019

Ndonëse kanë kaluar  dy javë prej se ka filluar procesi mësimor nëpër shkollat e mesme të Ferizajt bëhet e ditur se pritet të të stabilizohet  gjendja në nivelet e klasave të dhjeta.  Drejtori I arsimit Afrim Llabjani ka thënë se tashmë gjendja është stabilizuar  në shumicën e shkollave, ndërsa procesi po vazhdon në shkollat profesionale dhe se procesi i regjistrimit pritet të përfundojë javën tjetër. Lëvizje pozitive janë shënuar në shkollën e mesme “Pjetër Bogdani” dhe në shkollën “Zenel Hajdini”.

“Ministria e Arsimit ka shpallur dy konkurse për regjistrimin e nxënësve në klasat e dhjeta. Konkursi i parë në muajin Qershor dhe konkursi I dytë në muajin Gusht. Këto janë bërë aty ku ka pasur vende të lira I cili është bërë në ato shkolla ku ka pasur vende të lira. Nga informacionet që kam marrë nga drejtorët e shkollave deri më tani gjendja është stabilizuar  në shumicën e shkollave pos në shkollën e mjekësisë , gjimnazit shkencorë dhe gjimnazit shoqërorë, ndërsa në katër shkollat tjera  gjendja është përmirësuar  dhe është duke vazhduar  në vijimin e mësimit dhe procesit është në rregull. Arsyeja pse është duke ndodhur kjo ka të bëjë me një numër të madh të nxënësve të cilët  na kanë mbetur jashtë përfshirjes në regjistrimin e klasave të dhjeta. Arsye tjetër është se këta nxënës janë kryesisht të shkëlqyeshëm të cilët paka a shumë nuk pranojnë të jenë nëpër shkolla profesionale dhe po na sjellë  jashtëzakonisht probleme. Për të gjithë  këta nxënës   ne kemi biseduar me drejtorët e shkollave të mesme  dhe do të shohim se çka mund të bëjmë me sistemimin  e tyre. Për këtë ne kemi marrë edhe një vendim për shtimin e paraleleve në tri shkolla por edhe rritjen e numrit të nxënësve nëpër paralele sipas udhëzimit administrative I cili e parasheh këtë gjë. Deri sot kemi një stabilizim  më të mirë, ndërsa po mendojmë se që na java e ardhshme  do ta kemi një stabilitet të mjaftueshëm që procesi edukativo arsimor të filloj marrë dhe mirë dhe mos të kemi problem të cilat i kishim deri më tani” ka thënë Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani.

Për më tepër bëhet e ditur se kuotat janë plotësuar në shkollën e mesme  ekonomike “Faik Konica”  ndërsa te shkolla  e Agrobizensit dhe Teknologjisë interesim të shtuar ka pasur për profilet e reja , Konfeksion dhe Kuzhinier.

“Sa u përket shkollave profesionale ne në vazhdimësi  kemi pasur telashe nga viti në vit  por nga informacionet që kamë marrë  shkolla e teknike “Pjetër Bogdani”  dhe shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”  janë më mirë se sa vitin e kaluar. Pra nga viti në vit po kemi  një shtim të nxënësve por jo të mjaftueshëm dhe jo aq sa kërkohet të jetë  nëpër shkolla, por po mendoj që sensibilizimi  të cilin e kemi bërë në një periudhë  jo të gjatë kohore  ka ndikuar që edhe prindërit të vetëdijesohen  dhe të kuptojnë  rolin dhe rendësin e shkollave profesionale. Planifikojmë që këtë vit të fillojmë akoma më herët me sensibilizim, takimet me prindër, me këshillat drejtues të shkollave, këshillat e prindërve të shkollave dhe këshillat e nxënësve që ti orientojmë nxënësit nga arsimi profesional ku shohim një rrugë të mirë për ta por edhe për shoqërinë. Dy drejtimet të cilat kanë qenë më atraktive  aty është plotësuar numri, pra në profilin e Konfeksionit dhe Kuzhinierisë  dhe çka është e mira e kësaj se kemi nxënës edhe nga regjioni, kemi nxënës  nga komuna e Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtimes, Vitisë dhe Lipjanit, ndërsa  habit hezitimi I nxënësve nga komuna e Ferizajt. Ne do të punojmë që të ngrisim reputacionin e kësaj shkolle  dhe me të gjithë akterët që janë  Brenda shkollës  ta bëjmë një shkollë e cila do të jetë e kërkueshme dhe e pranueshme për nxënës” ka thënë Llabjani

Suksesi në këto dy profile e rritë interesin e rishikimit të kurrikulave mësimore për  këtë nivel  dhe të ofron mundësi  që të hapen drejtime të reja dhe atraktive për nxënësit.

“Ne duhet të mendojmë këtë çështje. Në fakt duhet të bisedojmë edhe përfaqësues të Ministrisë  së Arsimit, me ekspert të lëmive të ndryshme  dhe të shohim se cilat janë ato drejtime që janë atraktive  dhe janë të pranueshme për nxënës sepse  fatkeqësisht kemi shumë drejtime  ku nxënësit nuk e shohin veten. Por këtë e tregon shembulli I drejtimit të Konfeksionit dhe Kuzhinierisë që është shumë i kërkueshëm. Prandaj  duhet të mendojmë në këtë drejtim dhe të planifikojmë  dhe të bisedojmë edhe me Ministrinë e Arsimit  që të shohim se cilat janë ato drejtime  që mund ti hapim  Brenda shkollës së Agrobiznesit  dhe të jenë atraktive për nxënësit  por në të njëjtën kohë ata të bëhen ekspert  në drejtimin të cilin e përfundojnë” ka thënë Llabjani.

Fillimi i vitit shkollor  çdo sjellë situata në të vilën nxënësit e shkëlqyeshëm  hezitojnë që të shkojnë në shkollat profesionale. Komuna e Ferizajt po punon që të rris informimin lidhur me profilet që ofrojnë shkollat profesionale  me qëllim të nxitjes  së  nxënësve, Siç duket ia ka dale mbarë në këtë drejtim.