Ferizaj.12.03.2017. Në qytetin e Ferizajt nga nesër organizohet java e Femrës së Guximshme, një javë e mbushur me shumë aktivitete për të drejtat dhe liritë e femrës.
Organizuar nga Sektori i Rinisë në Ferizaj dhe grupi i vajzave vullnetare, Java e Femrës së Guximshme organizohet për 5 ditët rresht duke filluar nga 13 Mars deri më 17 Mars 2017.
Gjatë kësaj jave ky grup do të bëjë fushatë për të drejtat e grave,duke përfshirë edhe të drejtën për të votuar, për të mbajtur poste publike, për të punuar, për paga të drejta apo pagesë të barabartë,për të poseduar pronë, për arsim,të kenë të drejta të barabarta në martesë dhe të kenë pushimin e lindjes.
Temë e kësaj fushate do të jetë edhe mbrojtja nga përdhunimet, ngacmimi seksual dhe nga dhuna në familje.
Kjo fushatë do të organizohet nën moton” Unë nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të rregulloj “velat e mia” për të arritur në destinacion”