Ferizaj

Në Ferizaj nesër organizohen homazhe tek varrezat e Dëshmorëve

By FerizajPress

March 05, 2018

Ferizaj. 05.03.2018. Sot bëhen 20 vite nga fillimi i betejës treditore heroike të Familjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kundër forcave armike. Për nder të kësaj ngjarje Komuna e Ferizajt nesër organizon homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Ferizaj. Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt që të marrin pjesë në Homazhe. “Ardhja e juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri” thuhet në ftesën e kryetarit Aliu