Ferizaj. 27 Prill 2017. Ministri i MKRS-së Kujtim Shala dhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Ferizaj, në vlerë rreeth 10 milionë euro.
Të dy nënshkruesit vlerësuan se ky është njëri nga investimet më të mëdha që bëhen në Ferizaj e rrethinë viteve të fundit, si dhe paraqet mbështetje të drejtpërdrejtë për zhvillimin dhe masivizimin e sportit.