Ferizaj

Në Ferizaj me homazhe shënohet Epopeja e UÇK-së

By FerizajPress

March 06, 2022

5,6 dhe 7 Marsi janë ditët e krenarisë e lavdisë kombëtare, janë ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  sakrificës unike për lirinë të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes së Tij.

Me këtë rast, sot në Memorialin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, bën homazhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit Zariqi, drejtues e përfaqësues të organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së në Ferizaj si dhe të tjerë qytetarë.

Me kurora lulesh e përkulje u nderua jeta dhe vepra, sakrifica sublime e Dëshmorëve të Kombit, për lirinë e Kosovës.