Ferizaj

Në Ferizaj mbahet takim informues për themelimin Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor

By FerizajPress

September 29, 2016

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të enjten ka mbajtur një takim informues, qëllimi i së cilit ishte ngritja e vetëdijesimit për Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR) që do të themelohet së shpejti në mes strukturave rinore, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale.