Ferizaj

Në Ferizaj, mbahet “Sofra Tradicionale”

By FerizajPress

June 03, 2022

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Kulturës”, sonte në sheshin e qytetit në Ferizaj, është mbajtur “Sofra Tradicionale” nga ansambli “Kastriotët” dhe grupi i folklorit.

Në këtë aktivit ka marrë pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani me bashkëpunëtorët e saj, si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Më këtë rast qytetaret ferizajas patën rastin që të argëtohen me këngë të folklorit të realizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” si dhe grupi i folklorit.

Ndërsa sofra me ushqime tradicionale u përgatit nga nxënësit e profilit Kuzhinier të shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Manifestimet “Ditët e Kulturës”, do të mbahen edhe nesër me ç’rast do të organizohet ecje me grupet bjeshkatare alpinistë,  në bjeshkët e Jezercit, ndërsa në orën 15:00 në teatrin “Adriana” do të mbahet festivali për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar”.