Ferizaj

Në Ferizaj, kërcënon fëmijët dhe gruan me vrasje

By FerizajPress

December 11, 2018

Prokuroria Themelore në Ferizaj-Departamenti i Përgjithshëm sot ka ngritur aktakuzë për dhunë në familje, gjegjësisht “ Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.H, e ka kërcënuar në telefon bashkëshorten e tij duke i thënë:

“Ma parë kam me t’i mbyt fëmijët këtu, e pastaj kam me ardh e me të mbyt edhe ty”, fjalë që kanë shkaktuar frikë dhe ankth tek e dëmtuara, ku me këtë rast ka kryer veprën penale “kanosje”, neni 185 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë rast prokurori ka kërkuar nga gjykata që i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit në fuqi.