Ferizaj

Në Ferizaj filloi punën akademia e hendbollit

By FerizajPress

April 26, 2017

Në këtë ceremoni morri pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, drejtori i drejtorisë së kulturës, rinisë dhe sportit Naim Ferati, por edhe drejtues të Federatës së Kosovës në Hendboll.

Me këtë rast kryetari i FHK-së Eugen Saraqini, tha se ndihet shumë i privilegjuar që ëndrrën të cilën e ka pasur me vite të tëra po fillon së realizuari pikërisht në Ferizaj. Ai tha se akademi të tjera të hendbollit pritete të bëhen edhe në qytete tjera të Republikës së Kosovës.